Një vajzë e mitur është aksidentuar nga një automjet këtë të premte në Bathore. Policia bën me dije se e mitura ndodhet në spital për shkak të plagëve të marra.
“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin F.S, 34 vjeç, pasi në Bathore, ka aksidentuar këmbësoren e mitur 13 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Artikull me interes:
Spikerja e lajmeve jep lajmin e bukur: Edicionet tani i japim dyshe!

