Një aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypass”, shënoi nisjen tragjike të vitit 2026, duke lënë pas tre viktima dhe një të plagosur.
Nga përplasja e dy mjeteve, Volkswagen-i ku udhëtonin Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, të dy humbën jetën nga plagët e marra, ndërsa mjeti tjetër Mercedes Benz transportonte Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, dhe Arsida Demiri, 19 vjeç, e cila u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar.
Për humbjen e dy miqve të tij, aktori i njohur i spektaklit “Portokalli”, Deivis Myslymi, ka reaguar me një postim prekës në rrjetet sociale: “Çfarë të shkruar?! Çfarë të them për ju?! Pse m’i more, o Zot?! Një ‘pse’ që nuk merr përgjigje… Ti e di, o Zot, pse. Të lutem, m’i ruaj atje lart. Nuk do t’ju harroj KURRË o vëllezër”.



