Një aksident i rëndë rrugor që ndodhi rreth orës 03:18 në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, shënoi nisjen tragjike të Vitit të Ri, duke lënë pas tre viktima dhe një të plagosur.
Mes viktimave ishte edhe Klejdi Myftari, 24-vjeçari, instrumentist muzikor, i cili udhëtonte së bashku me Anxhelo Rucin, 27 vjeç. Të dy humbën jetën nga plagët e marra pas përplasjes me një tjetër mjet tip Mercedes Benz, ku udhëtonin Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, dhe Arsida Demiri, 19 vjeç, e cila u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.


