Një grua ka humbur jetën në një aksident në Malësi të Madhe. Sipas policisë, rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, një automjet me drejtues shtetasin slloven K. J. përplasi për vdekje këmbësoren P. L., 68 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, viktima humbi jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


