Një aksident i rëndë është regjistruar para pak çastesh në aksin Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes Xhenjo.
Burimet bëjnë me dije se një person ka ndërruar jetë ndërsa janë plagosur rëndë disa të tjerë.
Në vendin e aksidentit ndodhen forcat e policisë, ambulancat dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për të menaxhuar situatën.


