Dy automjete janë përplasur në aksin Tepelenë-Memaliaj duke rezultuar në lëndimin e 5 personave.
Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Tepelenës. Si pasojë e aksidentit, është plagosur Dritan Bektashi, i cili drejtonte një ‘Volkswagen’ që i ishte drejtuar Gjirokastrës dhe 4 të huaj që ndodheshin në ‘Fiat’.
Ky është aksidenti i tretë në Gjirokastër për ditën e sotme. Më herët, u plagos rëndë një motoçiklist, i cili u përplas me një maune dhe humbi njërën këmbë. Gjithashtu, edhe një automjet tjetër pranë Memaliajt, doli nga rruga dhe u përmbys.


