SHKODËR– Këtë të shtunë rreth orës 13:15 një 11-vjeçare ka mbetur e plagosur në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”.
Në bazë të njoftimit të policisë mësohet se D. U., 43 vjeç, e ka përplasur të miturën teksa po lëvizte në këmbë.
Mësohet se 11-vjeçarja, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës, teksa policia vijon hetimin.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, automjeti me drejtues shtetasin D. U., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 11-vjeçare që lëvizte në këmbë.
Si pasojë është dëmtuar 11-vjeçarja, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


