Site icon Informohu siç duhet

Aksident në Ksamil, turku me motor del nga rruga dhe përplas italianin. Lëndohet dhe vetë

Një aksident rrugor është regjistruar pas mesnate, në hyrje të Ksamilit, ku një motor ka dalë nga rruga duke lënë të plagosur tre persona. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:10, pranë një karburanti.

Sipas të dhënave të para, drejtuesi i motorrit, shtetasi turk Deyvi Varon, humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në trotuar, ku u përplas me një këmbësor italian. Nga përplasja mbetën të lënduar vetë drejtuesi i motorrit, pasagjeri i tij turk, si dhe këmbësori italian. Njëri prej të plagosurve dyshohet se ka pësuar frakturë në këmbë.

Të tre të lënduarit u transportuan menjëherë drejt Spitalit të Sarandës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga testet e kryera, rezultoi se drejtuesi i motorit ishte nën efektin e alkoolit, me një nivel prej 1.48 dhe 1.30 mg/l.

Policia Kufitare dhe ajo Rrugore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Exit mobile version