FIER– Mesditën e kësaj të diele ka ndodhur një aksident tragjik në aksin rrugor nacional Fier-Shegan.
Bëhet me dije se një motoçiklet është përplas me një mjet tip Volkswagen Caddy, ku si pasojë drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë.
Bazuar deri në informacionet e deritanishme mjeti tip Caddy po kthehej për në banesë, ndërsa motoçikleta tentoi të parakalojë, duke shkaktuar përplasjen e fortë.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motoçikletës ndërroi jetë në spital. Ndërkohë, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e plota të ngjarjes./Radar.al


