Një aksident i trefishtë ka ndodhur në afërsi shkollës profesionale mekanike të qytetit të Korçës.
Burimet bëjnë me dije se aksidenti ka ardhur për shkak të manovrës së gabuar të njërit prej mjeteve në rrethana kur rruga përgjatë parkut “Rinia” të këtij qyteti nuk lejon parakalimin e mjeteve.
Nga përplasja fatmirësisht njoftohet se kanë pësuar vetëm dëme materiale të dy automjetet e përfshira në këtë aksident.
Për rrjedhojë policia shqoëroi në komisariat njërin nga drejtuesin e mjeteve për të sqaruar më shumë rrethanat e këtij aksidenti që për fatin e mirë nuk ka patur të lënduar në të tre drejtuesit e mjeteve.



