Një aksident i trefishtë ka ndodhur në Lezhë ku një automjet i tonazhit të rëndë goditi nga pas një mjet tip ‘Jaguar’ dhe më pas ky i fundit humbi kontrollin duke u përplasur në një furgon mallrash.
Si rrejdhojë e aksidentit mbeti i plagosur pasagjeri që ndodhej tek mjeti tip ‘Jaguar’ i cili është dërguar për ndihmë mjekësore pranë spitalit të Lezhës.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak dyshohet mos respektimi i distancës.
Ndërkohë policia ndodhet ne vendin e ngjarjes duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


