Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të Paskuqanit.
Sipas informacioneve të para, përplasja ka qenë e fuqishme dhe ka shkaktuar disa të plagosur. Ende nuk është bërë e ditur numri i saktë i automjeteve të përfshira në ngjarje.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulancat dhe forcat e policisë, të cilat po ofrojnë ndihmën e parë për të lënduarit dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.


