Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Fier-Seman, ku një banor ka humbur jetën gjatë punës në tokën e tij.
Viktima është Kujtim Meçi, 57 vjeç, i cili po punonte me zetor në arë kur mjeti bujqësor është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.
Si pasojë e aksidentit tragjik, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje, pa mundur të marrë ndihmë mjekësore. Autoritetet pritet të hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.


