Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Marinëz të Fierit, ku një fëmijë 4-vjeçar është përplasur nga një automjet.
Aksidenti u regjistrua rreth orës 15:30. Automjeti i drejtuar nga shtetasi I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, përplasi fëmijën, i cili ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


