ÇEKI– Të paktën dy trena pasagjerësh janë përplasur ditën e sotme në Çeki, duke lënë të paktën pesë persona të plagosur rëndë dhe rreth 40 të tjerë me lëndime të lehta.
Mediat vendase kanë raportuar se shërbimet e shpëtimit të zjarrfikësve bënë të ditur se përplasja ndodhi rreth 132 kilometra në jug të Pragës.
Sipas tyre, të gjithë pasagjerët e të dy trenave u evakuuan në mënyrë të sigurt. Një përfaqësues i spitalit lokal tha për agjencinë e lajmeve CTK se pesë persona janë shtruar me plagë serioze./expats/Radar.al



