Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec, në afërsi të vendit të njohur si “Guri i Kuq”.
Burimet bëjnë me dije se dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar.
Më tej zbulohet se dy prej tyre janë fëmijë.
Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afëris të fshatit Guri i Kuq, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin F. Y., është përplasur me
automjetin tip “Opel “, me drejtues shtetasin A. M., dhe me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin H. H.
Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” shtetasi H. H., si dhe bashkëshortja e tij shtetasja Xh. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi F. Y., është shoqëruar në ambjetet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.


