Një aksident tragjik ka ndodhur në provincën Herat të Afganistanit, ku të paktën 71 persona kanë humbur jetën pasi një autobus u përplas me një kamion dhe më pas me një motoçikletë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar një zjarr të fuqishëm që përfshiu automjetin e mbushur me migrantë të rikthyer në vend.
Sipas autoriteteve lokale, përplasja erdhi si pasojë e shpejtësisë tej normave dhe humbjes së kontrollit nga shoferi i autobusit. Nga zjarri i shpërthyer menjëherë pas përplasjes humbën jetën edhe 17 fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën rëndë dhe u transportuan në spitalet e zonës.
Policia ka nisur hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes, duke theksuar se gjendja e amortizuar e rrugëve dhe mungesa e kontrollit të mjeteve të transportit janë faktorë që e rëndojnë situatën. Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë autobus të shkrumbuar, trupa viktimash dhe përpjekje të dëshpëruara të zjarrfikësve për të shpëtuar pasagjerët.
Kjo ngjarje konsiderohet një nga tragjeditë më të mëdha rrugore në Afganistan vitet e fundit. Autoritetet lokale kanë shpallur ditë zie dhe kanë kërkuar mbështetje ndërkombëtare për përballimin e pasojave.
🚨🇦🇫 DEADLY BUS CRASH IN AFGHANISTAN KILLS AT LEAST 71
A bus carrying deported migrants caught fire after colliding with a truck and motorcycle in Herat province.
At least 71 people are confirmed dead.
Source: AZintel pic.twitter.com/6IfCOMz47v
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) August 19, 2025


