Dy persona u plagosën si pasojë e një aksidenti të rëndë që u regjistrua këtë të diel në aksin rrugor Shkodër – Koplik.
Dy të rinj që lëviznin me motor morën plagë të rënda pasi u përplasën me një autoveturë.
Aksidenti u regjistrua në afërsi të fshatit Grizhë.
Te rinjtë janë dërguar në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po heton mbi shkaqet e aksidentit.


