Një aksident i rëndë rrugor u mori jetën dy fëmijëve dhe dy personave të tjerë pranë fshatit Vozzhaevka, në rajonin e largët rus Amur.
Burimet bëjnë me dije se një makinë është përplasur me një kamion.
Për rrjedhojë të ngjarjes shoferi kamionit pësoi plagë të rënda dhe u dërgua në spital, ndërsa në pamjet e regjistruara të incidentit shihet shpërthimi gjigant i qindra fishekzjarrëve nga kamioni në flakë.
Zjarrfikësit dhe punonjësit e emergjencave nxituan për të shuar flakët, të cilat raportohej se dëmtuan rrjetin lokal të furnizimit me energji elektrike.
Identitetet e viktimave nuk janë publikuar ashtu si dhe detaje të mjeteve të përfshira në tragjedi.


