Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qendër të Athinës, ku një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet më të njohura të kryeqytetit grek Kipseli, ku dy të rinj, shqiptari dhe një 16-vjeçar grek, po udhëtonin me motor me shpejtësi, pa kaska treksa papritmas u përplasën me njëri-tjetrin.
I riu grek fluturoi nga motori dhe doli anash rrugës, por me lëndime të lehta, ndërsa i riu shqiptar u përplas në asfalt duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mediat greke kanë publikuar edhe pamje nga aksidenti i rëndë, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës.


