TIRANË– Elia Zaharia ditën e sotme postoi një foto në Instagramin e saj, ndërsa në pak orë kjo foto ku ajo shfaqet në të kuqe e plot shkëlqim, ka marrë qindra komente pozitive.

Megjithatë, janë vënë re edhe disa komente që i kujtojnë asaj martesën me Princ Lekën.
Teksa ende në faqen e saj në Instagram, Elia mban të dy mbiemrat, atë të vajzërisë (Zaharia) dhe mbiemrin nga martesa në familjen mbretëore (Zogu).

Nuk dihet pse ajo nuk e ka ndryshuar në Instagram mbiemrin edhe pas divorcit si dhe lidhjes zyrtare që tashmë Princi ka bërë me partneren e tij të re, por komentuesit ja kanë vënë në dukje që duhet ta heqë mbiemrin ZOGU.




