TIRANË– Ditën e sotme bashkëshorti i gruas që tentoi të hidhje nën Bunë me katër fëmijë ka folur në emisionin me “Zemër të Hapur” për ngjarjen.
“7, 5 3 dhe 1 vjeç janë fëmijët. Kam qenë në shtetin malazez dhe hyra në internet kur pashë lajmin që shtetasja **** tentoi të mbytej me 4 fëmijë. Më ka marrë në telefon rreth 1 orë para ngjarjes, më tha ‘Ajet po të marr për herë të fundit’, ndaj më shkoi në sekond mendja tek gruaja. Për shkak të familjes së saj, sepse ka pasur debate me ta, ka tentuar edhe të vetëvritet rreth 3 muaj më parë. Kisha dy javë që isha larguar. E vuri në lojë shoqja e vet, i tha hajde se të mbaj unë”, tha ai në emisionin me “Me zemër të hapur”.
Më 17 Korrik 27-vjeçarja tentoi të hidhet në lumin Buna së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur. Ka qenë ndërhyrja e Policisë që ka bërë të mundur parandalimin e ngjarjes së rëndë nga ana e 27-vjeçares. Fëmijët e saj ishin përkatësisht të moshave, 7, 5, 3 dhe 1 vjeç. Më pas ajo u shoqërua me fëmijët e saj në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

