Një 27-vjeçare ka tentuar të hidhet në lumin Buna së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur.
Ka qenë ndërhyrja e Policisë që ka bërë të mundur parandalimin e ngjarjes së rëndë nga ana e 27-vjeçares.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, ku e reja është pikasur duke tentuar të hidhej në lumë bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.
Ajo është shoqëruar me fëmijët e saj në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rastit.


