TIRANË– GJKKO-ja i ka ka kthyer pas Prokurorisë së Posaçme dosjen ‘Buka’ për ish-zvkryeministrin Arben Ahmetaj.
Ky i fundit akuzohet nga SPAK për shkelje të detyrës dhe veprime që kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 7 miliardë lekësh.
Ndërkohë në seancën e ditës së sotme e cila pritej të vendosej nëse çështja do kalonte për gjykim, GJKKO ka vendosur që t’i jap dhe 3 muaj afat SPAK për të plotësuar hetimet.
Sipas GJKKO-së, prokurori i çështjes ka kohë deri më 10 mars për të përfunduar hetimet e plota.
Arben Ahmetaj akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar privatizimin e shoqërisë “Buka sh.a” të biznesmenit Lirim Fezollari, në një operacion që dyshohet të ketë pasur elementë të korrupsionit.
Në korrik të vitit 2023, organi i akuzës lëshoi urdhër arrest për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në Mars të 2024 i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor. Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare./Radar.al


