Aktori i humorit Agron Llakaj rikthehet këtë sezon të ri televiziv me një emision të ri humori.
Emisioni i ri u prezantua mbrëmjen e 21 shtatorit, në rrjetet sociale nga vetë moderatori.
“Papare najt” është titulli i ri i emisionit që do të prezantohet nga Llakaj në Vizion Plus.
Ndërsa nuk ka ende një datë për fillimin, me shumë gjasa pritet të nisë në tetor.



