Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lirohet hapësira pranë lumit Vjosa, largohet pas 15 vitesh grumbullimi i pasurive të sekuestruara

    Mbi 1,100 artistë kërkojnë bojkot të Eurovision Song Contest për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Agjencitë e punësimit afat deri më 17 Mars për aplikimet në QKB të kritereve të reja

    March 14, 2025

    TIRANË– Agjencitë private të punësimit kanë afat deri më 17 Mars 2025 të aplikojnë për ndryshimet në licencim pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me qëllim mbajtjen e licencës. Ndryshimet e kritereve për funksionimin e agjencive u përcaktuan në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 101, datë 23.2.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të agjencive private të punësimit” që hyri në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare në nëntor 2024.

    “Agjencitë private të punësimit me kod X.2.A, që kanë licenca aktive, duhet të aplikojnë për ndryshimet në përputhje me kriteret e reja sipas VKM 703/2024 brenda datës 17.03.2025 me qëllim mbajtjen e licencës, në të kundërt ajo do të revokohet”, thuhet në njoftimin e QKB-së.

    Pas hyrjes në fuqi të kritereve të reja më 15 Nëntor 2024, subjekteve të pajisura me licenca aktive, për nënkategorinë X.2.A, të dhëna para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, iu la afati kohor prej 120 ditësh kalendarike për aplikimin, në përputhje me kriteret e reja, me qëllim mbajtjen e licencës, në të kundërt ajo do të revokohet.

    Sipas ndryshimeve agjencitë private të punësimit për ushtrimin e aktivitetit të tyre, ndërmjetësimit për punë, duhet të kenë një minimum rezerve sigurie të ngurtësuar me vlerë jo më pak se 1 mln lekë që mund të përdoret për kompensimet ndaj të tretëve.

    Gjatë ushtrimit të aktivitetit privat agjencitë e punësimit bashkëpunojnë me zyrat shtetërore të punësimit për shkëmbimin e njoftimeve të vendeve të lira të punës. Krahas saj tashmë agjencitë çdo 6 muaj, duhet të njoftojnë ministrinë përgjegjëse për çështjet e punësimit për strukturën, veprimtarinë e vet dhe për ruajtjen e çdo kriteri të licencimit.

    Ndryshimet parashikojnë gjithashtu se për rastet e shkeljeve të provuara revokimi i licencës së aktivitetit do të kryhet nga ministri përgjegjës për çështjet e punësimit. Në vendimin e mëparshëm parashikohej ministria përgjegjëse për çështjet e punësimit njoftonte Qendrën Kombëtare të Biznesit për revokimin e licencës.

    Licenca e aktivitetit revokohet në rastet kur agjencia apo personi fizik/juridik ka qenë i dënuar për vepra penale, reklamon njoftime të rreme për ndërmjetësim punësimi, provohet se ka kërkuar tarifa nga punëkërkuesi për shërbimin e ofruar etj.

    Vendimi nr.101 i datës 23.02.2018 “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të agjencive private të punësimit” përcaktonte se inspektimet periodike për të përcaktuar përputhshmërinë e aktivitetit konform ligjit, kryhen nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

    Me ndryshimet e miratuara përveç inspektimeve nga Ministria përgjegjëse për çështjet e punësimit, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive do të publikohen në faqet e tyre zyrtare të internetit të dhënat për agjencitë private të punësimit të licencuara./Monitor

    17 Mars Agjencitë e punësimit QKB
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lirohet hapësira pranë lumit Vjosa, largohet pas 15 vitesh grumbullimi i pasurive të sekuestruara

    April 21, 2026

    Mbi 1,100 artistë kërkojnë bojkot të Eurovision Song Contest për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

    April 21, 2026

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    April 21, 2026

    Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet, rriten çmimet e naftës dhe shtohet frika për krizë energjetike

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.