Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Të huajt shpenzuan më shumë se 1 mld euro në Shqipëri për tremujorin e parë

    Garë në bursë: Anthropic dhe OpenAI marrin vrull

    Zbulohet një call center mashtrimi/ Arrestohen 4 persona dhe procedohen 49 punonjës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës: Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në 16:00

    February 25, 2026
    Si përfitohet zbritja/ Rimbursimi nga DIVA për shpenzimet arsimore

    Një program i ri pas-shkollor, i quajtur “Afterschool”, pritet të nisë si projekt pilot në 30 shkolla 9-vjeçare të Tiranës gjatë vitit të ardhshëm shkollor. Programi parashikon zgjatjen e qëndrimit të nxënësve në ambientet shkollore deri në orën 16:00 dhe ofrimin e drekës falas, të financuar nga Bashkia.

    Sipas informacioneve të siguruara nga Top Channel, në listën e shkollave të përzgjedhura përfshihen institucione në qendër të kryeqytetit si “Emin Duraku”, “Konferenca e Pezës” dhe “Sabaudin Gabrani”, por edhe shkolla në zonat periferike si “Pal Engjëlli” dhe “Ibrahim Brahja”.

    Programi do të përfshijë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë dhe synon të ofrojë mbështetje arsimore shtesë pas përfundimit të mësimit zyrtar, duke lehtësuar njëkohësisht familjet që përballen me vështirësi për shkak të orareve të punës.

    Shkollat janë përzgjedhur kryesisht mbi bazën e kushteve infrastrukturore, përfshirë rikonstruksionin dhe mundësinë për të ofruar ushqim brenda ambienteve shkollore. Prindërve u është shpërndarë një formular për të dhënë pëlqimin e tyre lidhur me pjesëmarrjen e fëmijëve në program. Në varësi të numrit të miratimeve, do të vendoset përfundimisht lista e shkollave që do të zbatojnë projektin.

    Në kuadër të programit:

    Nxënësit do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 16:00;

    Do të përfitojnë drekë pa pagesë, të mbuluar nga fondet e pushtetit lokal;

    Aktivitetet do të zhvillohen në mjedise të sigurta, nën mbikëqyrjen e stafit arsimor.

    “Afterschool” shihet si një vazhdim i konceptit “shkolla si qendër komunitare” dhe si përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme të prindërve. Projekti është pjesë e programit qeverisës “Shqipëria 2030”, i cili synon zgjerimin e modelit të drekës falas në shkolla, të paktën në çdo bashki qendër qarku brenda mandatit të katërt të socialistëve.

    Drekë orar shkolla
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Të huajt shpenzuan më shumë se 1 mld euro në Shqipëri për tremujorin e parë

    June 11, 2026

    Garë në bursë: Anthropic dhe OpenAI marrin vrull

    June 11, 2026

    Zbulohet një call center mashtrimi/ Arrestohen 4 persona dhe procedohen 49 punonjës

    June 11, 2026

    Vendimi që do lumturojë futbollistët shqiptarë, FIFA ndryshon në mënyrë drastike rregullat e merkatos dhe i bën më të pasur

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.