Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    50 mijë qese buke për të luftuar mashtrimin online, fushata e pazakontë e policisë belge

    Nisin sot regjistrimet online në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta! Afat deri në 31 korrik

    250 milionë euro financim për përgatitjen e bizneseve për tregun europian, Rama: E ardhmja është e pandalshme!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Afera “Partizani”, dëshmia e ish-ministrit Oketa në GJKKO: Firmosa urdhrin që Komanda të dorëzonte pronën

    July 6, 2026

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, po dëshmon në GJKKO lidhur me aferën ‘Partizani.’ Para prokurores Enkeleda Millonai, ai thotë se dikasteri që drejtonte s’kishte si tagër të bllokonte privatizimin e pronës. Më tej shton se kur praktika kishte shkuar në zyrën e tij, ishte tashmë e përmbyllur.

    Ai pranon se ka firmosur urdhrin që komanda të dorëzonte pronën.

    Enkeleda Millonai: Në cilën periudhë keni qenë Ministër i Mbrojtjes dhe më parë e më vonë çfarë funksionesh keni pasur?

    Gazmend Oketa: Më parë kam qenë zv/ kryeministër e më vonë Ministër Mbrojtjeje, më vonë kam qenë deputet.

    Enkeleda Millonai: Çfarë ka qenë Sportklub Partizani?

    Gazmend Oketa: Në aspektin e sigurisë klubi Partizani kishte zero interes, se nuk kishte të bënte me Forcat e Armatosura dhe mbrojtjen e vendit. Më shumë se ministër kam dëgjuar për klubin. Nuk kishte interes se administrohej nga persona privatë dhe pothuajse në asnjë nga diskutimet në ministri për buxhetin s’ka pasur ndonjë zë për alokimin e fondeve për këtë klub.

    Enkeleda Millonai: Thatë se nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes, por me një VKM të vitit 2008 për transformin e klubeve sportive në shoqëri aksionare. Juve ishit ministër i mbrojtjes dhe më vonë Arben Imami ka marrë masa për zbatimin e VKM. Ju keni marrë veprime për zbatimin?

    Gazmend Oketa: Ministri i Mbrojtjes nuk është i sporteve. Klubi Partizani në kujtesën time ka qenë një klub privat. Nuk kemi patur një kujdes të veçantë për një klub që nuk kishte të bënte me Ministrinë e Mbrojtjes, se një klub nuk e përbënte godina, por njerëzit dhe ata që kanë pasur kompetenca.

    Enkeleda Millonai: Nisur nga ligji për pronat e paluajtshme të shtetit. Në lidhje me këtë pronën që ishte në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jeni interesuar për ta administruar sipas përcaktimeve ligjore.

    Gazmend Oketa: Kjo çështje është e paraqitur kur është prezantuar praktika për kthimin e pronave tek ish pronarët. Kur u paraqit tek zyra ime praktika ishte përmbyllur në gjithë institucionet dhe Ministria e Mbrojtjes nuk kushte ndonjë tagër ta bllokonte këtë proces.

    Enkeleda Millonai: Kush e kishte në inventarizim këtë pronë?

    Gazmend Oketa: Nëse futeni në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, kur kryeministër ishte Nano një VKM, sipas së cilës klubi Partizani lidhej jashtë inventarit të pronave dhe se urdhërohej për ta regjistruar. Por vijoi ende procedura për regjistrimin e pronës se ende s’ka përfunduar. Prona në kujtesën time kishte pretendime nga ushtarakë se nuk ishte regjistruar. Prandaj ka qenë VKM për të ndjekur procedurën për ta regjistruar dhe kthyer pronën tek ish pronarët. Klubi Partizani s’ka qenë prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes dhe as i imi.

    Enkeleda Millonai: Keni autorizuar ndonjë ushtarak të ishte pjesë e komisionit të vlerësimit?

    Gazmend Oketa: Nuk më kujtohet. Një zyrtar komunikon me shkresa zyrtare dhe ato janë aty. Nëse ka një praktikë të tillë që është nënshkruar nga unë i dal për zot. Por nuk më kujtohet të kem autorizuar ndonjë ushtarak të jetë pjesë e grupit të vlerësimit. Sigurisht Ministria e Mbrojtjes ka pasur 12 mijë vetë personel civil e ushtarak që në fillim. Unë kam deleguar kompetencat. Pasi në çdo pozicion mendoj se puna bëhet në kolektiv. Bëj pjesë tek ata politikanë që kanë deleguar kompetenca, që mendoja se ata persona duhej të ishin bashkëpunëtorë të ministrit.

    Enkeleda Millonai: Keni urdhëruar komandën mbështetëse të përfaqësonte ministrinë?

    Gazmend Oketa: Urdhri i tillë që ngarkonte këtë komandë dhe për këtë arsye kam firmosur urdhrin që kjo komandë të dorëzonte pronën tek pronarët e ligjshëm.

    Afera Partizani Gazmend Oketa GJKKO ish- ministri i Mbrojtjes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    50 mijë qese buke për të luftuar mashtrimin online, fushata e pazakontë e policisë belge

    July 6, 2026

    Nisin sot regjistrimet online në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta! Afat deri në 31 korrik

    July 6, 2026

    250 milionë euro financim për përgatitjen e bizneseve për tregun europian, Rama: E ardhmja është e pandalshme!

    July 6, 2026

    U zhvati 50 milionë euro evropianëve me Call Center, Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

    July 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.