Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident me vd*kje në Kukës, 56-vjeçari përplas me automjet këmbësorin

    “100% shtrenjtim”: Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

    March 11, 2025
    Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

    Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor. Lajmi u njoftua të hënën nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio.

    “Me 5200 kontratat tashmë të anuluara, janë shpenzuar dhjetëra miliarda dollarë në mënyra që jo vetëm nuk i kanë shërbyer, por në disa raste edhe kanë dëmtuar, interesat thelbësore kombëtare të Shteteve të Bashkuara“, shkruante Sekretari Rubio në një postim në llogarinë e tij personale në rrjetin social ‘X’.

    Rreth 1,000 programet e mbetura, shkruante ai më tej, do të administrohen tashmë nga Departamenti i Shtetit “në mënyrë më efektive” dhe në konsultim me Kongresin.

    Pas marrjes zyrtarisht të detyrës më 20 janar Presidenti Donald Trump, urdhëroi menjëherë një pauzë 90-ditore të ndihmës për vendet e huaja duke e futur atë në një proces rishqyrtimi, për të parë nëse programet përputheshin me politikën e tij të jashtme “Amerika e Para”.

    Ky urdhër dhe të tjerë që e pasuan atë, çuan në ndalje të operacioneve të agjencisë në mbarë botën, krijuar kaos në përpjekjet globale për ndihmë humanitare.

    Administrata tha se vendimi për pezullim nuk prekte ndihmat që synojnë shpëtimin e jetëve, por sipas punonjësce humanitarë në mbarë botën fondet ishin bllokuar.

    Mijëra punonjës të USAID-it u pezulluan, apo u pushuan nga puna, po kështu u ndërprenë kontrata. Shumica e atyre që janë pezulluar, nuk pritet të rikthehen në detyrë.

    Në postimin e tij diplomati i lartë amerikan falënderonte gjithashtu punonjësit e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), që udhëhiqet nga biznesmeni miliarderi Elon Musk, i cili po redukton në mënyrë të pashembullt administratën federale.

    “Falenderoj DOGE-in dhe personelin tonë, që ka punuan me orë të gjata për të arritur këtë reformë të vonuar dhe historike”, shkruante Sekretari Rubio.

    Në një reagim disa orë më vonë, zoti Musk shkruante: “E vështirë, por e nevojshme. Është kënaqësi të punoj me ju. Programe të rëndësishme të USAID-it duhet të kishin qenë gjithmonë nën varësinë e Departamentit të Shtetit”.

    Republikanët e kanë bërë gjerësisht të qartë se duan që ndihma për vendet e huaja të përfshijë një interpretim shumë më të ngushtë të interesave kombëtare amerikane.

    Në fillim të këtij muaji, në një nga paditë e shumta lidhur me mbylljen e shpejtë të programeve të USAID-it, Departamenti i Shtetit, tha se po mbyllte më shumë se 90% të programeve të agjencisë. Por Sekretari Rubio nuk dha asnjë shpjegim se përse shifra që ai njoftoi sot ishte më e ulët.

    Mbyllja e një pjese të madhe të programeve të USAID-it, i jep fund një politike që zbatohej prej dekadash, sipas të cilës ndihma humanitare dhe ajo për zhvillim që u ofrohej vendeve të tjera, shihej si avancim i interesave kombëtare amerikane të lidhura me sigurinë, nëpërmjet stabilizimit të rajoneve dhe ekonomive të tyre, e duke forcuar aleancat.

    Në javët pas urdhrit të Presidenti Trump, një nga të emëruarit e tij, Pete Marocco dhe zoti Musk, tërhoqën me mijëra punonjës të personelit të USAID-it nëpër botë nëpërmjet vendimesh për pezullim, apo shkarkimesh nga detyra, ndaljes brenda natës të pagesave, si dhe ndërprerjes së mijëra kontratave për ndihmë e zhvillim.

    Kontraktorët dhe punonjësit e programeve të ndryshme, nga kontrolli i epidemive, urisë, apo tek trajnimi mbi çështje që lidhen me demokracinë ndalën punën. Grupet e ndihmës dhe partnerë të tjerë të USAID-it pushuan nga puna me dhjetëra mijëra punonjës të tyre, si brenda Shteteve të Bashkuara ashtu edhe jashtë.

    Ndërkohë shumë punonjës e kontraktorë të USAID-it, si dhe familjarë të tyre, vazhdojnë të jenë ende jashtë vendit, në pritje të pagesave që mbulojnë shpenzimet për kthimin e tyre në Shtetet e Bashkuara./VOA

    Administrata Trump SHBA Trump usaid
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident me vd*kje në Kukës, 56-vjeçari përplas me automjet këmbësorin

    April 19, 2026

    “100% shtrenjtim”: Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë

    April 19, 2026

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    April 19, 2026

    Mësuesi ndërroi jetë duke bërë 7 km në këmbë për 2 nxënës/ E ëma: Ike dhe nuk u ktheve më

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.