Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Administrata pushon, gjoba punon/ Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit

    March 24, 2026

    Kjo fundjavë ka qenë e gjatë, me katër ditë pushim. Por, siç e kemi thënë shpesh, biznesi në shumicën e rasteve nuk e ka luksin që të rrijë kaq gjatë pa punë. Administrata, Po! Ajo ia ka lënë vendin shtetit online dhe vetë pushon e udhëton. Gjithsesi, shumë fundjava apo ditë pushimi zyrtare nuk kanë qenë të qeta këto kohë, ndonëse pothuajse të gjitha veprimet biznesi mund ti kryejë online.

    Ndonjëherë nuk punon self-care, ndonënjëherë nuk ngarkon dot dokumentet për barrëlindjet apo raportet ecpunonjësve.

    Një herë tjetër nuk merr dot nënshkrimin elektronik, që të bllokon tërësisht aktivitetin.

    Këtë fundjavë të gjatë, bizneset po ankohen se po marrin gjoba për deklarim të vonuar, ndonëse afati është shtyrë automatikisht për shkak se e premtja dhe e hena ishin pushim.

    Sipas ligjit të procedurave tatimore, nëse afati i deklarimit ose pagesës së taksave bie në një ditë pushimi zyrtar (ose fundjavë), afati shtyhet automatikisht në ditën e parë pasardhëse të punës.

    Kjo do të thotë se nëse afati është të shtunën apo të dielën, kalon të hënën. Nëse është festë zyrtare kalon në ditën tjetër të punës. Nuk ka penalitete nëse veprimi kryhet në atë ditë të parë pune.

    Ky është një parim i përgjithshëm procedural (zbatohet edhe në ligje të tjera administrative), që garanton që tatimpaguesit të mos penalizohen për ditë kur administrata nuk funksionon.

    Megjithatë, bizneset u ankuan pranë Monitor se afati i deklarimit të sigurimeve për shkurtin ishte data 20 mars, që ishte pushim. Edhe e hëna është pushim, kështu që afati shtyhet në datën 24, jo vetëm për dorëzimin, por edhe pagesën. Por subjektet raportojnë se atyre u janë shfaqur në sistem kamatëvonesat (shiko foton).

    Mesa duket dhe vetë sistemi është “çakorduar” nga ditët e shumta të pushimit që ka pasur administrata.Përvoja ka treguar gjithsesi, që kur ka pasur raste të tilla, gjobat janë fshirë automatikisht. Por, duhet të presim që administrata të kthehet në punë!/Monitor

    administrata Bizneset
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    June 6, 2026

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    June 6, 2026

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    June 6, 2026

    Lufta me Iranin po shkakton një krizë të re

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.