Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    FIFA kërkon ndryshime në fanellat e Egjiptit për Botërorin 2026, në qendër yjet dhe numrat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Adele debuton në kinematografi me filmin e ri të Tom Ford, “Cry to Heaven”

    November 12, 2025

    Këngëtarja britanike me famë botërore, Adele, do të bëjë debutimin e saj si aktore në filmin e ardhshëm të Tom Ford, “Cry to Heaven”, raportoi BBC.

    Në këtë projekt kinematografik, Adele do të luajë përkrah disa prej emrave më të njohur të Hollivudit, përfshirë Nicholas Hoult, Aaron Taylor-Johnson, Colin Firth, Paul Bettany dhe Owen Cooper, yllin e filmit “Adolescence”.

    Filmi është një përshtatje e romanit të vitit 1982 të Anne Rice, i cili zhvillohet në shekullin XVIII dhe trajton historinë dramatike të djemve të kastruar për të ruajtur zërat e tyre të lartë – një praktikë e njohur në botën e operës së asaj kohe.

    Tom Ford, ish-drejtor kreativ i “Gucci” dhe “Yves Saint Laurent”, do të drejtojë, shkruajë dhe prodhojë filmin. Edhe pse roli i saktë i Adele-s nuk është zbuluar ende, burime nga produksioni thonë se ajo do të ketë një rol qendror në zhvillimin e historisë.

    Romani mbi të cilin bazohet filmi rrëfen jetën e dy këngëtarëve të kastruar që arrijnë famë në Venecia, por jetët e tyre ndërlidhen në një histori pasioni, hakmarrjeje dhe arti.

    Në kastin e gjerë do të jenë gjithashtu edhe Ciarán Hinds, George MacKay, Mark Strong, Hunter Schafer dhe Thandiwe Newton.

    Për Adele, kjo shënon një kthesë të re në karrierë. Pas suksesit të jashtëzakonshëm të albumit të saj të fundit, katër vite më parë, dhe mbylljes së rezidencës së saj në Las Vegas vitin e kaluar, këngëtarja deklaroi se do të marrë një “pushim të gjatë” nga muzika – me sa duket për t’u përqendruar në aktrim.

    Nga ana tjetër, Tom Ford, i cili shiti shtëpinë e tij të modës “Tom Ford” kompanisë Estee Lauder për 2.8 miliardë dollarë në vitin 2022, ka njoftuar se do t’i përkushtohet plotësisht kinemasë. Ai ka regjistruar më parë dy suksese të mëdha: “A Single Man” (2009) me Colin Firth dhe Nicholas Hoult, si dhe “Nocturnal Animals” (2016), i cili mori dy nominime për çmimet “BAFTA”.

    “Cry to Heaven” pritet të nisë xhirimet në fillim të vitit të ardhshëm dhe është konsideruar tashmë si një nga projektet më ambicioze të Tom Ford – dhe debutimi më i shumëpritur në ekran i Adele-s.

    Adele film kinematografi Tom Ford
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    June 13, 2026

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    June 13, 2026

    FIFA kërkon ndryshime në fanellat e Egjiptit për Botërorin 2026, në qendër yjet dhe numrat

    June 13, 2026

    Autobusi i Kosovës del nga rruga në Ishull-Shëngjin, shmanget përplasja

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.