SHBA– Reperi A$AP Rocky, i njohur me emrin e tij të vërtetë Rakim Mayers, është shpallur i pafajshëm për akuzat për përdorimin e armës ndaj një shoku të dikurshëm.
Një ditë më parë juria në Los Angeles e shpalli të pafajshëm për dy akuzat për sulm me armë, të cilat mund të çonin deri në 24 vjet burg.
Terell Ephron, i njohur si A$AP Relli, pretendoi se A$AP Rocky qëlloi ndaj tij gjatë një sherri në një rrugë të Hollyëood-it më 6 nëntor 2021.
Pas shpalljes së verdiktit të pafajshmërisë, A$AP Rocky u hodh drejt familjes së tij dhe partneres së tij, Rihanna, të cilat ishin të pranishme në sallën e gjyqit. Moment ky që ka bërë xhiron e rrjetit. Rihanna kishte sjellë dy djemtë e tyre, RZA dhe Riot.

Mayers falënderoi familjen dhe jurinë, duke thënë: Faleminderit Zotit që më shpëtoi jetën./Radar.al



