TIRANË– Kryeministri ditën e sotme përmes podcastit “FLASIM” u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe që të kthehen në Shqipëri.
“Kthehuni të pini një kafe tamam. A pihet kafja në Angli më thuaj mua?!”- iu drejtua kështu me pyetje kreu i qeverisë shqiptarëve jashët vendit.
Më tej ai theksoi se në Shqipëri “ka një gjë këtu që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër, ajo gjëja që kam kuptuar unë kur jam kthyer”.
APELI I RAMËS:
Se ka një gjë këtu që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër, ajo gjëja që kam kuptuar unë kur jam kthyer e merrni vesh ju. Hajdeni mër, kthehuni mër.
Për hir të vetes, kthehuni të pini një kafe tamam, a pihet kafja në Angli më thuaj mua?!
E para verën nuk e pi 33 mijë euro se është estradë fare kjo, e shijoj vetëm me miqtë, nuk ulem të pi verë. Kur jam me miq, sidomos kur janë miq të huaj që vijnë, e shijoj, por krejt qetë dmth./Radar.al
Rama ironizon Bashën në “FLASIM”: Me 6 muaj erdhi Luli në pushtet


