Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Inflacioni në Gjermani rritet në 2.9% prej luftës me Iranin

    Lufta me Iranin-përballja midis Trump dhe Kongresit

    Përplasja me Friedrich Merz, SHBA po shqyrton mundësinë e reduktimit të trupave amerikane në Germani

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    A mundet Evropa të armatosë Ukrainën?

    March 5, 2025
    A mundet Evropa të armatosë Ukrainën?

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump urdhëroi të hënën ndërprerjen e menjëhershme të ndihmave ushtarake për Ukrainën.

    Administrata Trump tha se kishte për qëllim të detyronte të gjitha palët të përkushtoheshin në bisedimet për paqe. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, udhëheqësit evropianë kanë thënë se është jetike të vazhdohet me dërgesat e armëve në Kiev. Megjithatë, nuk është e qartë se për sa kohë Ukraina mund të vazhdojë të rezistojë pa ndihma.

    Ndërsa doli lajmi për vendimin e Uashingtonit për ndërprerjen e ndihmave ushtarake për Kievin, sulmet ruse me dronë vazhduan mbi qytetet ukrainase.

    Ligjvënësit ukrainas thonë se pasojat e vendimit të Uashingtonit do të jenë të rënda.

    “Kjo do të thotë se mijëra njerëz do të vdesin”, thotë Oleksiy Goncharenko deputet ukrainas.

    Në perëndim të Donetskut, afër qytetit Pokrovsk, lufta vazhdon.

    “Ne përdorim një top artilerie ‘Howitzer” italian. Megjithatë, shumë municione i marrim nga Shtetet e Bashkuara. Është standard i NATO-s, i cili përdoret si në Evropë ashtu dhe në Amerikë. Por, a do të jetë tani në gjendje Evropa të na furnizojë, shpresoj se po”, thotë komandanti i njësisë së brigadës së 14-të ukrainase që përdor nofkën “Berf”.

    A mund të kompensojë Evropa mungesën e ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara?

    “Ka sisteme të caktuara, si raketat ‘Patriot’, apo pjesët rezervë për tanket ‘Abrams’ që përdoren nga ukrainasit. E vetmja mënyrë që evropianët t’i sigurojnë ato është blerja në tregun e hapur. Kjo kërkon kohë”, thotë Mark Galeotti, ekspert për Rusinë nga firma ‘Mayak Intelligence’.

    Megjithatë, Ukraina po prodhon gjithnjë e më shumë armë.

    “Ndoshta rreth gjysmën e armëve që përdor tani, Ukraina i prodhon vetë. Pjesa tjetër sigurohet nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, përfshirë evropianët”, thotë Malcolm Chalmers nga organizata “Royal United Services Institute”.

    Uashingtoni ofron ndihmë jetike, si transportimin e armëve perëndimore në Ukrainë.

    “Shtetet e Bashkuara luajnë rol shumë të rëndësishëm duke ofruar informacion dhe të dhëna të inteligjencës për forcat ukrainase”, thotë analisti Chalmers.

    Administrata Trump thotë se ndalimi i ndihmave ushtarake është bërë, siç sqarojnë zyrtarët amerikanë, “për të ndihmuar në arritjen e një zgjidhjeje”.

    “Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe po ashtu Ukraina nuk mund ta vazhdojnë këtë luftë pa fund. Prandaj, është e rëndësishme që të gjithë të marrin pjesë në negociata”, thotë JD Vance, Nënpresident i Shteteve të Bashkuara.

    Kryeministri britanik Keir Starmer tha gjatë fundjavës se ekziston një koalicion i vendeve që duan të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën.

    “Pretendimi i Nënpresidentit Vance se shumë nga udhëheqësit evropianë i ofrojnë mbështetje Kievit publikisht, ndërsa privatisht shprehen me skepticizëm, nuk është në tërësi i pasaktë. Pyetja në këtë rast është, a do të vazhdonin këto vende të boshatisnin rezervat e tyre ushtarake dhe të zemëronin aleatin dhe garantuesin kryesor të sigurisë së vendit të tyre për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën?”, thotë eksperti për Rusinë, Mark Galeotti.

    Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky njoftoi administratën Trump të martën, përmes një publikimi në rrjetin social ‘X’, se Ukraina është e përkushtuar për paqe.

    Për ukrainasit, që vuajnë nga sulmet ajrore ruse, ndërprerja e ndihmës amerikane është një rezultat i hidhur.

    “Shpresoj që Presidenti Trump të ndryshojë mendjen. Viktima e agresionit nuk mund të jetë fajtore dhe të ndëshkohet”, thotë Viktoria, banore e Kievit.

    “Ndoshta Evropa mund të ndihmojë disi. Shpresa ka mbetur vetëm tek Evropa tani, askund tjetër”, thotë Illia, banor i Kievit.

    Ndërkaq, Rusia e mirëpriti vendimin e Uashingonit për ndalimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën duke thënë se “situata duhet zgjidhur me mjete paqësore”./VOA

    Bashkimi Europian Lufta Ukraine-Rusi Ukraina
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Inflacioni në Gjermani rritet në 2.9% prej luftës me Iranin

    April 30, 2026

    Lufta me Iranin-përballja midis Trump dhe Kongresit

    April 30, 2026

    Përplasja me Friedrich Merz, SHBA po shqyrton mundësinë e reduktimit të trupave amerikane në Germani

    April 30, 2026

    Gara per kreun e ri të PD-së, sot skadon afati për dorëzimin e kandidaturave

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.