Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Amorim bën lëvizjen e parë, telefonon Leao dhe synon t’i mbushë mendjen të qëndrojë te Milan

    Aksident në Sarandë/ Makina përfundon jashtë rrugës, ndahet më ‘dysh’ nga barrierat mbrojtëse

    Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit rëndon sektorin energjetik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    A kërkon Hillary Clinton burg për dezinformuesit?

    September 26, 2024
    A kërkon Hillary Clinton burg për dezinformuesit?
    Jo, Hillary Clinton nuk sugjeroi burgosjen e amerikanëve për postimin e dezinformatave në mediat sociale

    SHBA– Postime virale në mediat sociale, në të cilat Hillary Clinton akuzohet se dëshiron të burgosë amerikanët për përhapjen e “dezinformatave”. Aty sugjerohet se ish-ministrja e Jashtme synon të kufizojë lirinë e shprehjës.

    Gara për Shtëpinë e Bardhë është në pikën më të lartë. Anëtarët e të dy partive, përfshirë kandidatët e tyre presidencialë, Zëvëndëspresidenten, Kamala Harris për Demokratët dhe ish-Presidentin, Donald Trump për republikanët – kanë akuzuar njëri-tjetrin për përhapjen e dezinformatave, lajmeve të rreme dhe propagandës nga shtetet e tjera.

    Ndërsa disa republikanë me prirje të djathtë kanë ngulur këmbë që është e drejtë e secilit të thotë atë që dojë, demokratët e qendrës së majtë priren të jenë më të hapur ndaj disa kufizimeve në lirinë e shprehjës. Një sondazh i vitit 2023 ngaa RealClear Opinion Research sygjeroi se tre të katërtat e demokratëve mendojnë se qeveria duhet të kufizojë postimet me karakter të “urrejtjes” në mediat sociale.

    A bëri thirrje Hillary Clinton për burgosjen e atyre që shpërndajnë lajme të rreme?
    Në fillim të kësaj jave, mbështetësit e Trumpit reaguan ndaj një videoje të Hillary Clintonit të transmetuar nga MSNBC. Ata akuzuan ish-Sekretaren e Shtetit, me pretekstin që ajo po kërkon që kundërshtarët politikë të penalizohen për ushtrimin e të drejtës së shprehjes.

    Ekipi i brendshëm i DW’s për kontrollin e fakteve e shqyrtoi këtë:

    Cili është pretendimi: “Hillary Clinton sugjeron burgosjen e amerikanëve për postimin e “dezinformatave”, postohet në faqen e krahut të djathtë “End Wokeness” në platformën X (më herët e njohur si Twitter), së bashku me një videoklip që ka më shumë se 68 milionë shikime. Llogaria “Wall Street Apes” targetoi votuesit republikanë me një postim në X që ka marrur më shumë se 2.9 milionë shikime. Aty thuhet që “Hillary Clinton tani bën thirrje për futjen në burg të mbështetësëve të Trumpit për shpërndarjen e dezinformatave”

    Kontrolli i Fakteve nga DW: E pavërtetë.

    Gjatë intervistës, Clintoni proposoi që “[Amerikanët] duhet të ndjekin përmes mekanizmave gjyqësor civil, dhe në disa raste edhe penal “postimet me karakter “urryes”. Megjithatë, ajo nuk bëri thirrje për akuza për gjithkënd që ka postuar apo ripostuar postime me përmbajtje të gabuar, siç sugjerojnë disa nga reagimet.

    Ky qëndrim mund të shikohet si skandaloz, pasi kontradikton lirinë e shprehjës, një e drejtë kushtetuese në SHBA, si në shumicën, nëse jo të gjitha, shtetet demokratike.

    Megjithatë, në videon në fjalë, Clinton fliste për shtetasit amerikanë që paguhen nga agjentët rusë për të “ndezur debatet me përfitime për rusët”. Ajo iu referua këshilltarit special të SHBA-së Robert Mueller, i cili në vitin 2018 paditi 13 rusë për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Ajo sugjeroi që ngritjet e padive ndaj amerikanëve për përhapjen e propagandës së Kremlinit do të ishin “parandaluese”, pasi rusët nuk “do të dalin ndonjëherë në gjyq në Shtetet e Bashkuara”.

    A po lakohen kufizimet e lirisë së shprehjës?
    Duke shkruar në X, Alex Mooney, një kongresmen republikan nga Virxhinia Perëndimore, njoftoi abonuesit e tij së bashku me këtë video të Clintonit se “Demokratët kanë frikë nga amandamenti jonë i parë, që garanton lirinë për t’u shprehur”, duke iu referuar kushtetutës së SHBA-ve që garanton këtë liri.

    Megjithatë, shumë qeveri dhe gjykata supreme në botë, duke përfshirë ato në Washington DC dhe Gjermani, kanë vënë limitime në lirinë e shprehjes kur ka ndërhyrë në të drejta të tjera kushtetuese, si siguria publike dhe private. Kjo është arsyeja pse nxitja e krimit dhe urrejtjes zakonisht nuk mbulohet nga e drejta e lirisë së shprehjes.

    Për më tepër, Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, e nënshkruar dhe ratifikuar nga shumica e shteteve të OKB-së, thekson se liria e shprehjës mund të arrijë kufijtë e saj kur bëhet fjalë për gjuhën e urrejtjes.

    Pamie ilustruese e gjuhës së urrejtjes

    Për shembull në Gjermani:

    Në këtë vend ka kufizime më të rrepta për gjuhën e urrejtjes sesa në SHBA. Megjithatë, në të dyja vendet, abuzimi verbal shpifës apo diskriminues mund të dënohet vetëm atëhere kur “shkon përtej shprehjes së thjeshtë të mendimit, dhe synon të dëmtoj një person të caktuar”, shpjegohet nga Koalicioni Kombëtarë Kundër Censurës (NCAC), një aleancë prej 59 anëtarësh të shoqërisë civile. Por NCAC pohon që në SHBA, një ngacmim i tillë zakonisht dënohet vetëm atëherë kur, me qëllim, krijon një “mjedis frikësues, armiqësor ose fyes”.

    Një proces gjyqësor po zhvillohet në Tampa Bay, Florida, kundër katër burrave të akuzuar për konspiracion dhe veprim si agjentë të paregjistruar rusë. Ky proces mund të “hedhë dritë” mbi akuzat se a mund të jetë i dënueshëm provimi i propagandës në SHBA.

    Ashtu si republikanët që – me dashje apo jo – keqinterpretuan intervistën e Clintonit, katër të pandehurit në Florida, raportuar nga “The New York Times” në 3 shtator, kanë argumentuar se prokurorët amerikanë po kriminalizojnë opinionet e ndryshme të mbrojtura nga Amandamenti i Parë./DW

    Hillary Clinton
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Amorim bën lëvizjen e parë, telefonon Leao dhe synon t’i mbushë mendjen të qëndrojë te Milan

    June 26, 2026

    Aksident në Sarandë/ Makina përfundon jashtë rrugës, ndahet më ‘dysh’ nga barrierat mbrojtëse

    June 26, 2026

    Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit rëndon sektorin energjetik

    June 26, 2026

    Spektakël në Botëror! Brazili, Holanda dhe organizatorët mësojnë kundërshtarët e turit 1/16

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.