Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mohon raporte të ngushta mes tij dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
Duke folur në konferencën Globsec në Pragë më 31 gusht, Vuçiçtha se ai nuk është takuar apo nuk ka biseduar me Putinin në të paktën dy vjet e gjysmë, që kur trupat ruse nisën pushtimin e Ukrainës në shkurtin e vitit 2022.
“Ne jemi në rrugën e BE-së. Po, ne tradicionalisht kemi raporte të mira – nuk po i fshehim ato dhe unë nuk turpërohem nga kjo – me Rusinë, gjithmonë ka qenë kështu mes serbëve dhe rusëve”.


