Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    A ka hequr dorë Trump nga shkatërrimi i programit bërthamor të Iranit?

    April 25, 2025

    Bisedimet e rëndësisë së lartë për çështjen bërthamore mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit kanë kaluar tashmë në fazë teknike, pas vetëm dy rundeve të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Omani.

    Rundi i tretë i bisedimeve, së bashku me bisedime të ndara teknike, është caktuar për 26 prill në Muskat.

    Përparimi në bisedime ka nxitur thashetheme, veçanërisht në Iran, se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga kërkesa për shkatërrimin e programit bërthamor të Teheranit, dhe tani synon kufizimin e tij.

    Por, analistët paralajmërojnë se është shumë herët për të nxjerrë përfundime të tilla.

    Derisa kalimi në bisedime teknike mund të nënkuptojë se ka zbutje të kërkesave amerikane, analistët thonë se shkatërrimi i programit bërthamor mund të mbetet ende synimi përfundimtar – ose të paktën mjet trysnie.

    “Nuk kam menduar kurrë se shkatërrimi ishte synim i besueshëm”, tha Richard Nephew, i cili ka shërbyer si ekspert për sanksionet në ekipin amerikan që arriti marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin.

    “Por, nëse kjo është ende në mendjen e administratës Trump, atëherë e ardhmja afatgjatë mbetet e zymtë”, shtoi ai.

    Ai theksoi se edhe gjatë negociatave që çuan në Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët (JCPOA), pati bisedime teknike, edhe kur kërkesat amerikane mbeteshin maksimale.

    Jason Brodsky, drejtor i politikave në organizatën Të Bashkuar Kundër Iranit Bërthamor (UANI), nuk e sheh trajektoren e tanishme si lëshim, por si trysni strategjike.

    “Një doktrinë e Trumpit për Iranin po merr formë, ku Iranit i jepet një zgjedhje: Ose e shkatërroni vetë programin tuaj bërthamor, ose SHBA-ja dhe/ose Izraeli do ta bëjnë këtë për ju”, tha ai.

    A po përpiqet Irani të humbë kohë?

    Disa, veçanërisht përkrahësit e shkatërrimit të programit bërthamor, argumentojnë se republika islamike po zvarrit negociatat derisa të skadojnë sanksionet e OKB-së.

    Britania, Franca dhe Gjermania kanë kërcënuar se do ta aktivizojnë mekanizmin e “rikthimit automatik” të JCPOA-së [Planit Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët] – që do të rikthente sanksionet e OKB-së ndaj Teheranit – nëse nuk arrihet një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara deri në fund të qershorit.

    Megjithatë, ky mekanizëm skadon në tetor.

    Të dy analistët pajtohen se Irani e sheh si të vlefshme zvarritjen e procesit për ta shmangur trysninë, për ta shmangur rikthimin e sanksioneve ose thjesht për të humbur kohë.

    “Ka vetëm një sasi të caktuar trysnie për ta kaluar kohën, sepse edhe pas skadimit të mekanizmit të rikthimit, SHBA-ja mbetet kundërshtar i fortë me fushatën e saj të sanksioneve kombëtare”, tha Nephew.

    “Irani do të donte ta arrinte një marrëveshje të mirë, por nëse jo, do të pranojë edhe kohë të humbur – dhe shtyrje të mundshme të ndonjë veprimi ushtarak – si shpërblim ngushëllues”, shtoi ai.

    Brodsky ofroi një qëndrim më të ashpër, duke i quajtur negociatat ” mburojë” që Teherani e përdor për ta mbrojtur punën e tij bërthamore nga kontrollet ose veprimet e mëtejshme.

    “Irani është i vetmi që humb nëse dështojnë negociatat”, tha ai. “Shtetet e Bashkuara, ndërkohë, nuk kanë nevojë për këto bisedime aq shumë sa Irani”.

    Si do të dukej një marrëveshje e mirë me Iranin?

    Pavarësisht skepticizmit nëse shkatërrimi i programit bërthamor është ende kërkesë e arritshme, analistët pajtohen se një marrëveshje që kufizon aktivitetet bërthamore të Iranit mund të jetë e vlefshme, nëse përfshin garanci kyçe.

    “JCPOA [Plani Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët ] na jep shumë udhëzime këtu”, tha Nephew. “Duhet t’i ketë tri gjëra: verifikim të kufirit, kufizime fizike që të mos mund të tejkalohet shpejt, dhe mundësi për pasoja nëse ata mashtrojnë.”

    Ai theksoi se, ndonëse është e pamundur që Irani të heqë sërish dorë nga centrifugat e avancuara, siç bëri në vitin 2015, “ende ka hapësirë për të gjetur një marrëveshje”.

    Megjithatë, Brodsky është skeptik se çfarëdo marrëveshje pos shkatërrimit të plotë mund ta ndalë vërtet Iranin nga përdorimi i programit bërthamor si përparësi.

    Ai e konsideron kërcënim edhe pasurimin në nivele të ulëta – siç është kufiri prej 3.67 për qind i JCPOA-së.

    “E drejta e tij për të pasuruar uranium në 3.67 për qind në kuadër të JCPOA-së ishte pjesë e një shantazhi”, tha ai, duke iu referuar përpjekjeve të Iranit për të kërcënuar me zhvillimin e armëve bërthamore.

    “Vazhdimi i këtij procesi negociatash bën që disa vëzhgues të besojnë se SHBA- ja ka pranuar të drejtën e Iranit për pasurimin e uraniumit”, tha Brodsky.

    “Unë besoj se administrata Trump është ende duke përcaktuar format se si do të dukej një marrëveshje e pranueshme”, përfundoi ai./REL

    programi bërthamor i Iranit Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    June 15, 2026

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    June 15, 2026

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    June 15, 2026

    Shqipëria i siguron BE-së se projekti i turizmit i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.