TIRANË– Shqiptarët vitet e fundit kanë nisur ta humbin traditën e gëzimeve familjare, festave të organizuara në shtëpi dhe shumë dashuri të përcillet mes familjarëve.
E ftuar në një intervistë për Radar.al, profesoresha Nora Malaj, e cila ka sjellë në vëmendje sa shumë festohej dhe sa gëzim kishte më parë dhe sesi festohet sot jo vetëm për Krishtlindje por për çdo festë tjetër.
Malaj vë theksin se në ditët e sotme bëhet më shumë për anën materiale sesa për anën shpirtërore dhe emocionale.
MALAJ: Ajo që na ka bërë pak është se në duam të bëjmë një çik jetë mondane. Kemi qejf atë që quhet glamuri. Por kjo quhet gënjeshtër e rreme. Duhet të kuptojmë një gjë. Është shumë e thjeshtë të shkëlqejë diçka në baltë. Është shumë e vështirë që floriri të shkëlqejë në flori. Që do të thotë duhet t’i ruajmë traditat tona, se identiteti ynë lidhet me traditën tonë, lidhet dhe me atë që quhet me këmbë në tokë. Është si puna e Anteut. Ne marrim marrim forcë nga familja. Se thuhet atje ku ka në pullazë borë, atje ta sigurojë që ka vatër që është ndezur e ngrohtë zjarri. Njeriu duhet të ndezi zemrën përpara se të bëjë darkën. Kur vinte ndonjë mik dhe e prishte e zonja e shtëpisë, i thuhej më lër ato petulla dhe më ngri ato vetulla. Që do të thotë se nëse ti e pret dikë me dashuri dhe mirësi nuk ka rëndësi nëse e çon në restorantin më të shtrenjtë që do paguash dhe do lësh gjithë rrogën e muajit, por mund ta presësh në shtëpi edhe me trahana që është një mrekulli pas natës së vitit të ri se të rregullon stomakun. Po nëse ti jep dashuri qoftë edhe me petulla, do të thotë se tik e hapur zemrën tëndë sepse shtëpia është shumë e bekuar. Nuk jemi bërë nordik, porn a duhet pak kohë për t’iu afruar traditës./Radar.al


