PRISHTINË– Një ditë më parë ka shpërthyer një incident i papritur që ka tërhequr vëmendjen e publikut në rrjetet sociale, pasi u publikua një video ku shihet se moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, është sulmuar fizikisht.
Në pamjet e publikuara, duket qartë momenti kur një person i afrohet dhe e godet moderatorin në fytyrë.
Siç shihet dhe në pamjet e paraqitura më poshtë, moderatori fillimisht çuditet dhe më pas ngjitet me shpejtësi në banesën përballë, teksa ndjek me sy sulmuesin që largohet dhe prej aty thërret “a je bre normal ej”.
Deri më tani, identiteti i sulmuesit nuk është zbuluar, ndërsa nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare lidhur me gjendjen e shëndetit të Alaudin Hamiti apo motivet që qëndrojnë pas këtij incidenti. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak orë para transmetimit të programit kryesor të mbrëmjes në Big Brother VIP Kosova, ku Hamiti është moderator, gjë që e bën situatën edhe më të ndjeshme./Radar.al
View this post on Instagram


