TIRANË– Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjteje teksa ka diskutuar virtualisht me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të largohet nga pushteti.
Numri një i qeverisë shqiptare deklaroi se posti që mban akatualisht ai e konsideron një punë, duke thënë me tej se nuk do të largohet për sa kohë ata që kanë dhënë do më kërkojnë ta vazhdoj.
Rama theksoi se pushteti i duhet për këtë punë, nuk e bën këtë punë për pushtetin.
“Ti thua a ke ndërmend të lësh pushtetin? Për mua kjo pyetje tingëllon ndryshe. A ke ndërmend ta lësh punën, këtë punë? Jo nuk ka ndërmend ta lë këtë për momentin, për sa kohë ata që kanë dhënë do më kërkojnë ta vazhdoj. Nëse do më thonë “faleminderit ose ik se deri këtu ishte” atëherë do ta lë këtë punë. Sepse kemi kuptim të ndryshëm, pushteti dhe puna janë të ndryshme në tingëllim. Pushteti më duhet për këtë punë. Nuk e bëj këtë punë për pushtetin.”– tha Rama./Radar.al


