Në intervistën ekskluzive për Report.Tv, teksa foli për prokurorin Dado, Veliaj gjithashtu bëri dallimin mes tij dhe Berishës e Metës.
Kryebashkiaku i Tiranës shprehet se në ndryshim nga at ai nuk ka pasur blloqe për të vrarë 4 vetë me plumba në mish në 21 Janar, as nuk pati djalë të pjekë të gjallë 26 vetë në Gërdec.
Pyetje:Tre javë nga izolimi në qeli. Si i përgjigjeni atyre që ju kanë vënë në të njëjtën anë me Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët sulmojnë SPAK? A nuk është reforma në drejtësi karta më e fortë që “bërtet” PS?
Erion Veliaj: Jam larg Saliut dhe Metës sa temjani nga djalli. As kam pasur blloqe për të vrarë 4 vetë me plumba në mish në 21 Janar, as kam pasur djalë të pjekë të gjallë 26 vetë në Gërdec. Pikë! Diferencë e madhe kjo. Partia Socialiste nuk bërtet, se kjo e jona nuk është parti tallagjare. Patjetër, ndihemi mirë që vendi ka një drejtësi të pavarur. Tani duhet parë si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a, me licencë noteri nga babi, e emërim si prokuror nga e shoqja. Ky është një abuzim me besimin që Partia Socialiste i dha sistemit. Dhe kjo meriton reflektim, janë prishur ligjet e fizikës. Tipikisht, ajka rri lart e llumi poshtë! Këtu llumi me 5-a është lart, e ajka me 10-a ose ka dalë nga sistemi, ose është në burg.


