Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, do të jetë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të kryepeshkopit Anastas Janullatos në Tiranë.
Top Channel ka konfirmuar lajmin se kreu i qeverisë greke do të mbërrijë të enjten në Shqipëri.
Ceremonia funerale e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos, do të zhvillohet të enjten, më 30 janar, në Shqipëri. Trupi i Janullatosit do të prehet në vendin tonë, pasi ky ishte edhe amaneti i tij.


