Pamjet që shihni në foto janë të makinave, të cilët u dogjën në garazhin e pallatit në kompleksin “Kika 1” në kryeqytet.
Policia dhe zjarrfikësit ndërhyjnë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe për evakuimin e banorëve, ndërsa disa banorë u asfiksuan nga tymi.
Sipas burimeve pranë QSUT, një 38 vjeçare ndodhet në shërbimin e toksikologjisë duke marrë trajtim mjekësor si pasojë e problemeve me frymemarrjen të shkaktuara nga tymi, jashtë rreziku për jetën.
Nga flakët është raportuar për të lënduar një grua dhe dy djemtë e saj të mitur dhe një grua të moshuar.
Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.
Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.


