Momente paniku, ankthi e tmerri po përjetojnë pasditen e të shtunës banorët e zonës tek Komuna e Parisit, nga zjarri që ka përfshirë garazhin e kompleksit Kika 1.
Lajmi u konfirmua nga policia. Ndërkohë që nga pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihen forcat zjarrfikëse teksa evakuojnë banorët, ndërsa shumë prej tyre bërtasin.
Nuk ka qetësi tek Komuna e Parisit, sërish zjarr i fuqishëm. Nis evakuimi i banorëve
Po ashtu dëgjohen britma dhe thirrje për ndihmë nga banorët e bllokuar, të cilët përpiqen të shpëtojnë nga tymi i dendur.
“O na hidhni shkallë, zinxhirë, çfarë keni!” bërtet një prej tyre, ndërsa të tjerë thërrasin me dëshpërim “Ndihmë! Ej, na shpëtoni!”
View this post on Instagram
View this post on Instagram


