Eksperiencës së Olta Gixharit si opinioniste në edicionin e 3 të Big Brother Vip Kosova i erdhi fundi mbrëmë. Aktorja ka ndarë një mesazh për publikun ku falenderon bashkëpunëtorët dhe produksionin për mundësinë që i dhanë.
“Ishte nje eksperienc qe mbaroi sa hap e mbyll syte, dua te falenderoj te gjithe bashkepunuesit ne kete rrugetim ju jam mirnjohese per kete rrugetim me plot ngjyra! Faleminderit Klan Kosova per oportunitetin,Faleminderit Olsa ,Dini qe besuat tek une!
Faleminderit Valdrin,Arber qe jeni me mua ne cdo hap,per me shume se dy vite.Faleminderit hotel Emerald per mikprtjen e vecant qe me keni bere.
Faleminderit publikut te mrekullueshem te Kosoves qe me deshi aq shume. Te dua Kosove❤️”.
Kujtojmë se fituesi i këtij edicioni të BBVK u shpall Driloni, ndërsa bashkë me të në finale shkuan Xheneta, Sara, Xuxi dhe Vullneti./Radar.al



