Në Davos të Zvicrës, ku u mbajt edhe Forumi Ekonomik Botëror, kryeministri Edi Rama u takua me djalin e miliarderit George Soros.
Aleks Soros ka postuar fotot në rrjetin social “X” ku në një prej tyre shfaqet krah kryeministrit Rama, i cili edhe këtë herë nuk ka hequr dorë nga veshja e “çuditshme”.
“Kthim në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror, ku Shqipëria është e para, sepse gjërat shkojnë sipas rendit alfabetik”, shkruan Soros duke etiketuar kryeministrin Rama.


