Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Nisma e veçantë e shqiptares në SHBA: Kontroll dentar falas për të moshuarit në Brooklyn

    January 23, 2025

    SHBA– Një nismë e veçantë nga Iva, një studente shqiptare që po përfundon studimet në programin e Dental Hygiene pranë New York City College of Technology në Brooklyn, po tërheq vëmendjen për humanizmin dhe përkushtimin ndaj komunitetit. Në semestrin e saj të fundit, Iva ka vendosur të ofrojë kontrolle dentare falas për të moshuarit mbi moshën 65 vjeç, duke e kthyer praktikën e saj klinike në një mundësi për të kontribuar në përmirësimin e shëndetit oral të kësaj grupmoshe.

    Shërbimet që ofrohen përfshijnë kontroll dentar të plotë, pastrim profesional të dhëmbëve, radiografi, kontroll për kancer oral dhe aplikim të fluorit. Ajo çka e bën këtë nismë edhe më të veçantë është fakti që shërbimet janë krejtësisht falas dhe nuk kërkohet siguracion, duke e bërë kështu të aksesueshme për çdo të moshuar që ka nevojë për këto shërbime.

    Takimet zhvillohen në adresën 285 Jay St, Brooklyn, NY 11201, çdo të hënë dhe të martë në orën 5:30 pasdite si dhe të shtunave në orën 8:30 të mëngjesit. Për të përfituar nga kjo mundësi, të interesuarit mund të kontaktojnë Ivën në numrin e telefonit (732) 518-8905.

    Kjo nismë është një shembull frymëzues i përkushtimit dhe solidaritetit, duke treguar njëherazi se si shqiptarët në diasporë jo vetëm që realizojnë ëndrrat e tyre profesionale, por edhe japin një kontribut të vyer për komunitetin ku jetojnë. Iva mirëpret me dashamirësi çdo pacient që ka nevojë për kujdes dentar, duke e kthyer këtë eksperiencë në një ndihmë të vlefshme për shëndetin dhe mirëqenien e të moshuarve./Radar.al 

    Brooklyn New York City College of Technology
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.