Së fundmi në bashkëpunim me Italinë policia shqiptare arriti të vinte në pranga një grup të strukturuar kriminal, i dyshuar si banda e Suel Çelës.
Në kuadër të këtij megaoperacioni në vendin tonë ranë në pranga 5 persona.
Në krye të këtij grupi kriminal kanë qenë dy vëllezërit Çela, Suel dhe Mario Çela, banda e të cilëve cilësohet nga italianët si një më të rrezikshmet shqiptare.
Nga hetimet e bëra rezulton se ata drejtonin operacionin e importimit dhe tregtimit të lëndës narkotike dhe grumbullimin e të ardhurave.
Më tej rezulton se kokaina transportohej në vendin tonë përmes linjës së autobusëve.
Dy vëllezërit Çela kishin krijuar lidhje me drejtuesit e autobusëve të cilët operonin linjën “Breshia-Elbasan”.
Ndërsa thuhet se Suel dhe Mario Çela për të bërë marrëveshjet me furnizuesit e drogës arritën deri në Kolumbi, Ekuador dhe Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe.


