Së fundmi nëpërmjet disa postimeve të bëra në rrjet u mësua se “çunat e Londrës” po ofrojnë shpërblim në rrjetet sociale për grabitje të drogës së tyre nga bandat rivale.
Mësohet se një bandë me bazë në Londër ka hapur një llogari në rrjet posaçërisht për të gjetur hajdutët që hynë në fermën e tyre të kanabisit.
Gangot shqiptarë po përdorin TikTok për të ofruar shpërblime që kap shifrën 10 mijë paund, shkruan Dailymail.
“Kush di diçka për këta djem do të marr 10 mijë paund. Dërgo mesazh për çdo detaj”,–shkruhet në faqen “Crimestoppers” për informacion mbi kriminelë të kërkuar, ku zbulohen edhe pamjet e personave që sipas tyre u vodhën kanabisin që ata zotëronin në fermë.
Për rrjedhojë nga hulumtimet e bëra konkludon se “TikTok” zhduku llogarinë “London Thieves” pasi u kontaktua nga mediat, duke komentuar se “rrjeti ndalon kërcënimet, promovimin dhe nxitjen e dhunës dhe aktiviteteve kriminale.”
Hulumtimi i Agjencisë Kombëtare të Krimit ka treguar se grupet e krimit të organizuar nga shqiptarët kontrollojnë tregun e kokainës në të gjithë qytetin kryesor dhe zonat periferike të MB (me përjashtim të Merseyside, ku gangsterët vendas mbeten në krye).



