Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë ku dy vajza afro 20-vjeç janë zënë me thika.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një apartament në kompleksin Deliorgji në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se dy vajzat nga Durrësi ishin shoqe me njëra tjetrën por janë konfliktuar për motive banale.
Deri më tani zbulohet se njëra nga vajzat shkoi në apartamentin e shoqes së saj dhe pas një debati e sipër një nga vajzat ka marrë thikën dhe ka goditur shoqen e saj.
Një nga vajzat është vënë në pranga, ndërsa vajza e dëmtuar është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga komisariati numër 2 thanë se vajzat ishin nën efektin e alkoolit.
Pasi kanë konsumuar alkool ato kanë nisur të debatojnë dhe më pas janë konfliktuar.


